Futbollistët në fund të kontratës
Merkato çelet zyrtarisht më 3 janar. Në këtë ditë klubet kanë mundësinë të afrojnë lojtarë, por edhe të bisedojnë me ata që kanë 6 muaj kontratë. Arjen Robben është një emër i njohur i listës, pasi marrëveshja e tij me Bayern Munchen përfundon më 30 qershor. Bisedimet për zgjatjen e kontratës me klubin aktual kanë nisur, por ende asgjë konkrete.
Në të njëjtën situatë është edhe Pepe, i cili luan me Real Madrid prej 2007, por ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të qëndruar. Futbollistë të cilët mund të diskutohet janë edhe Mario Balotelli e Zlatan Ibrahimovic. Ata firmosën një kontratë 1 vjeçare me ekipet e tyre. Axel Witsel i cili kërkohet nga Juventus është në muajt e fundit me Zenit.
Nëse lëviz në këtë moment duhen 6 milionë euro, falas në verë. Të tjerë futbollistë janë Obi Mikel, Jesus Navas, Zabaleta, Yaya Toure apo Kevin Prince Boateng.
Tv Klan