Futbollistët optimistë për sfidën me Hungarinë


Futbollistët optimistë për sfidën me Hungarinë

18:20 06/10/2021

Uzuni: Nuk hyjmë në fushe për barazimin

Për Myrto Uzuni, kjo ndaj Hungarisë do të jetë një ndeshje e veçantë. Sulmuesi i kombëtares do të ketë përballë disa pre shokëve të skuadrës së tij dhe jo vetëm. Do të luajë në një stadium ku ka luajtur disa herë dhe beratasi do të përpiqet të shënojë nëse do ti jepet mundësia më shpresën që goli i tij të jetë ai i fitores.

“Normalisht është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë aty, kanë të njëjtën strategji si në pasi të dy trajnerët janë italianë, luajnë si ne. Mendoj që ekipi që do të fitojë do të jetë ai që do jap zemrën në fushë. Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin”.

Keidi Bare vjen me rekorde mjaft të mira nga La Liga në Spanjë. Në ndeshjen e fundit ndaj Real Madrid shkëlqeu duke dhënë edhe asist për golin e fitores. Mesfushori shpreh bindjen se kombëtarja do t’ia dalë.

“Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë, pikësynimi jonë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira”.

Forma fizike e futbollistëve është e mirë. Asnjë prej tyre nuk ka lëndime fizike dhe kjo ka rritur edhe atmosferën e grupit.

Tv Klan






Të ngjashme