Futbollistët puthen në buzë, ekipi shpallet kampion
Boca Juniors është kampioni i ri i Argjentinës. ‘La Bomboneras’ fituan 1-0 në takimin e fundit përballë Gimnasia La Plata dhe duke përfituar edhe nga ndalesa e rivalit historik River Plate, ia dolën të ngrejnë lart trofeun e 34 të kampionatit.
Në një atmosferë elektrizuese, Boca Juniors priti në mënyrë madhështore një ish të saj dhe legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Megjithatë një rast tjetër që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte një moment kur para fillimit të sfidës.
Tevez puthi në buzë Maradonën, teksa më vonë shpjegoi se e bëri për fat. Pikërisht Tevez ishte edhe autori i golit, që i dha fitoren dhe titullin Boca Juniors, me një pikë më shumë se River Plate. Ky ishte titulli i 72 në historinë e Boca Juniors që tashmë duhet të tentojë triumfin edhe në Kupën Libertadores, titull që nuk e fiton prej 13 vitesh.
Klan Plus