
Futi me kamion tre shqiptarë në Angli, dënohet rumuni
Vasile-Viorel Grosu, 37 vjeç, është dënuar nga një gjykatë britanike, pasi tentoi të fuste tre shqiptarë nga Franca drejt Britanisë.
Gjyqtari Brian Foster ka dhënë dy vjet burg për të, ndërsa vetë shoferi rumun ka thënë në gjykatë se nuk e dinte se kjo gjë ishte e paligjshme dhe se oferta i ishte bërë nga një bullgar.
Ju e bëni këtë për përfitime financiare dhe ata që keni tentuar të sillni nuk janë anëtarë të një familje, ata ishin njerëz që ju nuk i njihni
”, tha gjyqtari. Shqiptarët u gjetën të fshehur në kamion të mbuluar me batanije.