Fytyra të modifikuara me kirurgji!
Njerëzit që nuk pranojnë plakjen punojnë për të investuar në “plastikë”
Bukuria e yjeve të Hollywood gjithmonë të lë me gojë hapur, e sidomos sot, kur kreatorët më të famshëm të modës ndërhyjnë për të mundësuar përsosmërinë e shumëkërkuar.
Gjithsesi, Julian de Silva, një kirurg plastik nga Londra tregon se si do të ishte plakja normale e të famshmëve që gjithmonë janë në kërkim të perfeksionit.
Imazhe si ky person do të ishte nëse do të kalonte fazat normale të jetës, pa ndërhyrje që fshehin shenjat e zakonshme të plakjes, ndërsa poshtë është imazhi i personazhit sot.
Rezultatet e dr. De Silva janë befasuese. Për të arritur në këtë përfundim ai analizoi 10 fotografi të realizuara më parë nga të famshmit, vendosi disa shenja normale të plakjes dhe arriti në këtë rezultat, ku femrat, por jo vetëm, duken shumë herë më të reja sesa do të ishin në realitet.
Si faktorë kryesorë në paraqitjet e jashtme të VIP-ve nëpër botë renditen ndërhyrjet kirurgjikale dhe make up-i i rënduar dhe tepruar për t’u dukur sa më bukur.
Klan Plus