G-8 takimi në Këln – (10 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Me përfundimin e konfliktit të kosovës ministrat e jashtëm të G-8, po bëjnë sot përgatitjet për miratimin e paktit të stabilitetit të Ballkanit që do të dretoj përpjekjet për rindërtimin e rajonit. Ministrave të Jashtëm të G-8 që janë mbledhur në Këln, do tu bashkohen dhe kolegët e tyre të 15 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e të gjithë vendeve ballkanikë përveç Serbisë.
Në këtë takim marrim pjesë edhe SHBA, Banka Botërore, FMN dhe Nato. Pakti i stabilitetit për Europën Juglindore sponsorizohet nga BE dhe ju ofron shteteve në ballkanin jugor, prespektivën për futjen në strukturat euroatlantike. Pakti do të ketë një coordinator të posaçëm përgjegjës për zhvillimin e rindërtimit, demokratizimit dhe problemeve të sigurisë në Ballkan.
Diplomatët në Bruksel thonë se këtë post mund ta marrë komisioneri europian për problemet e jashtme Hans Van Derbruk. Një projekt tekst i paktit parashikon një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Malit të Zi./tvklan.al