G7, mbeten përçarjet SHBA – BE
Liderët e shteteve anëtarë u përpoqën ta mbulonin, por Samiti i G7-ës që pritej të ishte një mundësi afrimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe BE nuk e përmbushi këtë mision.
Përçarjet në çështje kyçe si tregtia dhe marrëveshja bërthamore me Iranin, janë aty. Trump është i vendosur t’i qëndrojë tarifave për importin e çelikut, aluminit dhe industrisë së automobileve. E ashtuquajtura luftë tregtare është është e domosdoshme, pasi siç thotë Trump, Amerikës duhet t’i dinjiteti.
Rolin e ndërmjetësuesit mes Uashingtonit dhe Perëndimit e mbajti sërish presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shprehu besimin se gjuha e përbashkët mund të arrihet.
“Sa i përket tregtisë, unë mendoj se jemi në një rrugë të vështirë, por me presidentin patëm një bisedë të hapur dhe të drejtëpërdrejtë. Unë pashë dëshirën nga të dyja palët për të gjetur një marrëveshje ku të dyja palët mund të fitojnë”.
Në ditën e dytë të Samitit, do të diskutohet për një tjetër çështje delikate, Klimën. Liderët e 7 vendeve më të industrilizuara do të firmosin edhe një pakt, në bazën e së cilës do të marrëveshja e Parisit për klimën, nga e cila SHBA-të dolën 1 vit më parë. Në këtë ditë të dytë do të mungojë presidenti Trump i cili do të niset për në Singapor, ku pritet të takojë liderin koreano-verior, Kim Jong Un.
Tv Klan