Gabimi i presidentit që kushtoi 3500 $ gjobë


Gabimi i presidentit që kushtoi 3500 $ gjobë

09:49 20/12/2020

Masat anti-Covid janë bërë për t’u respektuar nga të gjithë… edhe presidentët. Por një gabim i kreut të shtetit të Kilit, Sebastian Pinera, ka bërë që të gjobitet me 3500 Dollarë pasi theu rregullin e pandemisë dhe bëri një foto selfie pa vendosur maskën.

Pinera kërkoi falje pasi fotoja që bëri me një grua u bë virale gjatë këtij muaji. Ai pranoi se duhet të kishte vënë maskë kur gruaja i kërkoi që të bënte një foto në një plazh.

Kili ka rregulla strikte për mbajtjen e maskës. Mosmbajtja e maskës dënohet me gjobë madje mund të shkojë deri në burgim. Kjo për shkak se rastet në Kili janë rritur ndjeshëm.

Gjithashtu ky vend është një prej më të prekurve sa i përket numrit të viktimave në Amerikën Latine. Atje ka 581 mijë raste infeksionesh dhe mbi 16 mijë viktima./tvklan.al






Të ngjashme