Gadaffi donte të blinte Manchester UTD


Gadaffi donte të blinte Manchester UTD

17:31 29/01/2018

Ish-diktatori i Libisë, Kolonel Gadaffi ishte pranë blerjes së një pjese të aksioneve të Manchester United në vitin 2004. Këtë prapaskenë e bën e zbulon financieri Mehmet Dalman, i cili ishte ndërmjetës për këtë transaksion të rëndësishëm. Ai pranoi për gazetën “The Times” se flitej për 29,9% të aksioneve.

“Gadaffi për pak sa nuk e bleu klubin, ishte shumë pranë” – citohet Mehmet Dalman nga gazeta britanike. Një marrëveshje që nuk u mbyll, duke mos i dhënë mundësinë Muammar Gadaffi të zotëronte një nga emrat më të njohur të futbollit botëror.

Kolonel Gadaffi u vra në vitin 2011, pas protestave në Libi. Në 2005 klubi i kaloi familjes Glazer. Investitorët amerikanë arritën të merrnin skuadrën e njohur pavarësisht protestave të tifozëve.

Tv Klan






Të ngjashme