Gadishmëria e Policisë në rrugët e Tiranës (12 Shtator 1999)


Gadishmëria e Policisë në rrugët e Tiranës (12 Shtator 1999)

14:40 12/09/1999

Hyrje daljet e Tiranës edhe sot kanë qënë nën vëzhgimin e rreptë të forcave speciale dhe atyre të rendit. Kontrollet kanë vazhduar veçanërisht ndaj atyre që hyjnë në Tiranë. Mitingu në sheshin Skënderbej në kujtim të Azem Hajdarit, ka detyruar Policinë e kryeqytetit të kalojë në gadishmërinë numër 1 e numër 2.

Nën ruajtje të rreptë janë vënë dhe institucionet kryesore. Ministria e Rendit është rrethuar nga shumë policë. Edhe pse në rrugët e Tiranës mbizotëronte qetësia edhe në godinën e Kryeministrisë është vërejtur një shtim i forcave komando që e ruajnë atë.

Kryepolici i Tiranës Havari sot në mesditë i ka dhënë udhëzimet e fundit shefave të komisariateve të Tiranës për të marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mirë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme