Gafa e mjekut që i kushtoi jetën të resë


Gafa e mjekut që i kushtoi jetën të resë

19:20 06/05/2017

Deanna Wilson i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë, gjithçka pasi mjeku që e vizitoi nuk vuri re një gjëndër që ajo kishte në gjoks dhe e përcolli duke i thënë: "

Femrat në moshën tënde nuk kanë kancer".

35 - vjeçarja zbuloi një gjëndër që po zmadhohej shpejt tre vite më parë dhe shkoi për vizitë tek mjeku i familjes.

Stilistes nga Crossgates, Skoci, iu tha se gjëndra nuk ishte asgjë për t'u shqetësuar. Kur ajo insistoi, mjeku pranoi që ta referonte rastin e saj tek një specialist, por e markoi si një rast me prioritet të ulët.

Jo vetëm kaq, por ai i tha pacientes që ta shuante takimin tek specialisti kur gjëndra të zhdukej.

Pasi priti për 3 muaj për një takim në spital, Deanna u diagnostikua me kancer në gji, që ishte përhapur në mëlçi dhe kocka, duke i dëmtuar rëndë shpinën e pjesën e legenit.

E reja, e cila u martua vitin e shkuar, duke folur për "The Sun" tha se mjeku i familjes, kishte patur mirësinë që të kërkonte ndjesë pas diagnostikimit me kancer terminal.

[caption id="attachment_277805" align="aligncenter" width="960"]

Deanna Wilson dhe bashkëshorti Stephen

[/caption]

"Më thanë që nuk kisha asgjë, që të shkoja në shtëpi dhe të rikthehesha pas 6 javësh për ta rishikuar, nëse ishte ende aty apo kishte ndryshuar. I thashë mjekut se gjëndra ishte rritur, pasi e kisha dalluar fillimisht 6 javë më parë, por më tha se vajzat në moshën time nuk kanë kancer...

", rrëfeu 36 - vjeçarja./tvklan.al






Të ngjashme