Galaktika jonë me 2 miliardë yje


Galaktika jonë me 2 miliardë yje

21:20 04/12/2020

Përfundon “invetarizimi” i Rrugës së Qumështit

Plotësohet katalogu i misionit Gaia mbi numërimin e yjeve të galaktikës sonë. Rruga e qumështit numëron rreth 2 miliardë yje dhe kjo statistikë bazohet në vrojtimet 34 mujore të satelitëve. Objektivi është krijimi i një harte tredimensionale të galaktikës sonë, në katalogun Early Data Release 3 i misionit Gaia të Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Të dhënat e reja të marra nga ky mision tregojnë edhe lëvizjet e yjeve në zonat më të largëta të Rrugës së Qumështit, por edhe rrotullimin e yjeve në Retë e Magelanit. Gjithashtu katalogu përmban edhe vrojtimin e 1.6 milionë Quasar, zemrat e galaktikave të largëta, drita e së cilave mbërrin nga aktiviteti i vrimave të zeza në qendër të tyre.

Ekspertët gjithashtu shpjegojnë se hartëzimi i ri, vrojtimet e detajuara kanë bërë të mundur edhe të kuptohet shpejtësia e Sistemit Diellor në lëvizjen e tij në qendër të galaktikës sonë, që është 7 milimetra në sekond përgjatë një viti.

Klan Plus






Të ngjashme