Galeria e Arteve Tiranë (7 Mars 1999)
Disa vite më parë kjo ndërtesë ishte mbuluar nga kioskat dhe shumë pak njerëz mund të mendonin se bëhej fjalëpër Galerinë e Arteve Shqiptare. Institucioni që përfaqëson artet vizive shqiptare është shumë pranë gjetjes së vetvetes falë dhe punës së të gjithe artistëve që punojnë këtu.Po cila është e ardhmja e këtij institucioni me vlera kombëtare.
Drejtori i Galerisë Gëzim Qëndro shprehet: “Kur flasim për të ardhmen bëhet fjalë gjithmonë për projekte të cilat do t’i ndryshonin Galerisë funksionin dhe destinacionin e saj. Kuptohet që Galeria gjithmonë ka funksionuar e lidhur me publikun shqiptar, pra mendohet që gjithmonë, gjithçka që në çdo projekt ka lidhje me qoftë me rrethet artistike, qoftë me publikun. Tani vizioni mbi Muzetë dhe Galeritë Kombëtare ka ndryshuar, sidomos pas pjesës së dytë të viteve ’80 të këtij shekulli, ato gjithnjë e më tepër janë kthyer jo vetëm në vendin ku vetëm ekspozohet pikturë por në qendra kulturore të artit vizual. Dhe këtë gjë po bëjmë sidomos duke filluar që nga viti i kaluar kohë kur mora dhe detyrën. Pra nisa disa projekte të cilat kishin për qëllim sjelljen e publikut në Galeri dhe nëqoftëse do ta përmblidhja të gjithë vizionin tim për Galerinë, do ta përmblidhja vetëm me një fjalë, komunikim.”/tvklan.al
Gazetar: Altin Hazizaj