Gara për SPAK, skualifikohen 3 kandidatë


Gara për SPAK, skualifikohen 3 kandidatë

12:56 05/04/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar nga gara tre kandidatë për prokurorë në SPAK. Ata janë prokurorët, Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino dhe janë skualifikuar, pasi janë jashtë sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu, KLP ka votuar unanimisht 25 kandidatët që plotësojnë kushtet për vazhdimin e garës për SPAK.

Fillimisht kandidatët duhet të kalojnë procesin e Vetting-ut dhe lista do t’i çohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u verifikuar me prioritet.

Më shumë se gjysma e kandidatëve janë Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorët që e kanë kaluar Vettingun bëhen automatikisht pjesë e SPAK.

SPAK është një strukturë e re që do hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë./tvklan.al






Të ngjashme