Garda merr në ruajtje Kryeministrinë (3 Dhjetor 1999)


Garda merr në ruajtje Kryeministrinë (3 Dhjetor 1999)

16:02 03/12/1999

Garda e Republikës rimerr në ruajtje objektin e Kryeministrisë të dorëzuar në më shumë se një vit më parë. Pas trazirave të vitit ’98 shumë nga institucionet shtetërore u morën në ruajtje nga forcat komando. Me konsolidimin e strukturave të Gardës, me hapat e reja që po hedh drejt organizimit, marrja në ruajtje e Kryeministrisë shënon rikthimin tërësor të trupave të Gardës dhe detyrat që i ngarkon ligji. Garda është ajo strukturë që përcaktohet me ligj i cili e detyron atë të ruajë dhe të sigurojë institucione të larta shtetërore.

Është bërë rikthimi i institucioneve në vend dhe sasia e forcave është e madhe. Po sot për herë të parë prezantohet dhe uniforma e re e Gardës së Republikës që e dallon atë nga të gjitha strukturat e policisë. Afërsisht 35 ushtarë gardistë jane ata që kanë marrë sot detyrën në objektin e fundit, Kryeministri. Tashmë të riorganizuar janë të gatshëm të ruajnë kundër çdo sulmi si i ati i vitit 1998/tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme