Garda ruan Kryeministrinë – (4 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Garda e Republikës rimerr në ruajtje objektin Kryeministri të dorëzuar në më shumë se një vit më parë. Pas trazirave të Shtatorit ’98 shumë nga institucionet shtetërore u morën në ruajtje nga forcat komando. Me konsolidimin e strukturave të gardës me hapat e reja që po hedh drejt riorganizimit.
Marja në ruajtje e kryeministrisë shënon rikthimin tërësor të trupave të Gardës në detyrat që i ngarkon ligji. Pra sot truproja dorëzuese e forcave komando ja dorëzon objektin efektivit gardist. Me parrullë kundërparrullë bëhet rikthimi i institucioneve në vend.
Po sot për herë të parë prezantohet dhe uniforma e re e Gardës së Republikës që e dallon atë nga strukturat e tjera të policisë dhe forcat e armatosura. Afërsisht 35 ushtarë gardistë janë ata që kanë marrë sot detyrën në objektin e fundit Kryeministri. Ky rikthim nëpërmjet trupave komando përkon edhe me përfundimin e rikonstruksionit të Kryeministrisë, tashmë gjurmat e plumbave dhe flakëve të 14 Shtatorit, janë zhdukur./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti