Gary Oldman akuzohet për dhunë

Mandatory Credit: Photo by Anthony Harvey/REX/Shutterstock (9449348ke) Gulliver Flynn Oldman, Gisele Schmidt, Gary Oldman and Charlie John Oldman Vanity Fair Oscar Party, Arrivals, Los Angeles, USA - 04 Mar 2018

Gary Oldman akuzohet për dhunë

20:25 08/03/2018

Ka kaluar shumë shpejt nga fictioni në realitet Gary Oldman, të cilit njësoj si personazhi i tij Winston Churchill, iu desh të kalonte orën me të errët. 

Pak kohë nga fitorja si aktori më i mirë për filmin e Joe Wright, mbi aktorin vërshuan akuzat për dhunë nga bashkëshortja e tij e tretë Donya Fiorentino.

Urime Gerit dhe akademisë që vlerësoi me Oscar jo një, por dy burra të akuzuar për dhunë, shprehet ajo në një reagim për TMZ.

Në akuzën e saj Fiorentino i referohet edhe Kobe Bryant, i vlerësuar me Oscar për Dear Basketball, si filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër, por  i akuzuar më herët për ngacmime seksuale.

Në 2001 Fiorentino denoncoi aktorin Hollywoodian për dhunë psikike, fizike dhe  emocionale gjatë martesës së tyre.

Por në mbrojtje të Oldman ka dalë djalë i madh i çiftit, i cili nëpërmjet një letre të hapur shkruan se nëna e tij gënjen. Ai thotë se babai i tij është i pafajshëm, kurse të ëmën e cilëson një grua thjesht të trishtuar me të cilën nuk flet që në moshën 13-vjeçare.

Ai ka një thirrje edhe për mediat, që të ndalojë se publikuari gënjeshtrat si e vetmja mënyrë për mos përhapjen e tyre padrejtësisht.

Tv Klan






Të ngjashme