Gaspacho me mozzarella (Video)
Përbërësit:
600 gr domate zemër kau
300 gr spec i kuq
200 gr kastravec
200 gr galetë
100 gr mozzarella
100 gr miell
50 gr uthull rrushi
4 vezë
2 thelpinj hudhër
1 spec i verdhë
Vaj ulliri
Vaj për skuqje
Qepë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht presim në kubikë specat e kuq, domatet, hudhrën, qepën, kastravecin dhe i vendosim në mikser. Shtojmë në to kripë, piper rozë, spec djegës, uthull molle, vaj ulliri, bukë të grirë dhe i bëjmë krem. Presim pak bukë në kubikë, e marinojmë me pak rigon, hudhër dhe e thekim në një tigan me pak vaj ulliri. Ndërkohë presim në kubikë jo të vegjël mozzarellën, e kalojmë në miell, vezë, bukë të grirë dhe e skuqim në një tenxhere me vaj jo më shumë se 180 gradë të nxehtë. Specin e verdhë e presim në fije shumë të holla, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri. Vendosim në një pjatë të zezë supën e ftohtë me perime, mbi të specin e verdhë, bukë të thekur dhe mozarellën e skuqur./tvklan.al