Gaspacho (Video)
Përbërësit:
400 gr domate të buta
50 gr bukë
2 thelpinj hudhër
2 lugë uthull të kuqe
2 speca te kuq
1 kastravec
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja:
Presim imët qepën, specat, domatet, kastravecat dhe i marinojmë me kripë e piper. Më pas i vendosim në mikser, shtojmë pak bukë të grirë, uthull, hudhra dhe i bëjmë krem të gjitha bashkë.
Në një tigan me vaj ulliri vendosim disa feta bukë që të theket. I marinojmë me kripë e piper dhe e vendosim mbi pjatën me gaspacho.
/tvklan.al