Gati korsia e parë e biçikletave në rrugën “Sami Frashëri”


Gati korsia e parë e biçikletave në rrugën “Sami Frashëri”

12:20 17/08/2020

Një lajm i mirë vjen për ata që kanë zgjedhur që nëpër Tiranë të lëvizin me biçikletë. Shumë shpejt do të jetë gati korsia më e re e biçikletave në një nga rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugën “Sami Frashëri”, ndërsa lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një status në Facebook, kryebashkiaku i Tiranës shkruan se ky është një lehtësim për pedaluesit, të cilëve deri dje u duhej të kalonin përmes makinave në atë aks.

Hej, goca e çuna! Biçikletat me vete se për pak e kemi gati segmentin e parë të korsisë së biçikletave në rrugën “Sami Frashëri”. Një lehtësim i paparë për padaluesit, që deri më dje u duhej të depërtonin përmes rradhëve të makinave, e që nga sot mund ta shijojnë qetësisht e brenda gjithë standardeve rrugëtimin e tyre. Ta gëzoni yje”, shkruan Veliaj. /tvklan.al






Të ngjashme