Gati projekti për shkollat e reja


Gati projekti për shkollat e reja

20:01 06/02/2017 https://youtu.be/nKeOslOmcmk

Gara për ndërtimin e 20 shkollave të reja në kryeqytet do të çelet brenda pranverës. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj teksa analizoi punë një vjeçare të ndërmarrjes numër 3.

Bashkë me qeverinë shqiptare, bashkë me kryeministrin, besoj rreth datës 13 shkurt, do të publikojmë dhe do të hapim projektin e 20 shkollave të reja në Tiranë. Brenda pranverës ne do të fillojmë garën dhe brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i 20 shkollave të reja çka do të na mundësojë një Tiranë që nuk e ka më problemin e klasave me dy turne

”.

Shkollat do të ndërtohen nëpërmjet partneritetit publik privat. Kryebashkiaku u ndal edhe tek rëndësi  e transportin në mbarëvajtjen e mësimit.

“ Duke filluar nga ky muaj të gjithë autobusët e Tiranës, edhe për çështje të sigurisë së fëmijëve dhe të kuptojmë se ku është vendndodhja ekzakte e secilit autobus, do të kenë instalimin me GPS”.

Ai njoftoi se shërbimi urban do të funksionoj nëpërmjet një sistemi pikëzimi, ku çdo operator do të marr 300 pikë në fillim të vitit dhe humbja e tyre i çon në heqje të licensës.

Tv Klan






Të ngjashme