Gati projekti për zonën e Bulevardit të Ri
Projekti i Bulevardit të Ri, do të pasohet me një park qendror në zonën e trenit dhe në përfundim krijimin e një lagjeje të re dhe me standarde.
Pas prezantimit të projekti, i cili do të rikthej edhe trenin në këtë zonë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se lagja e re do të popullohet nga 100 mijë banorë.
Projekti i Bulevardit, sipas Veliajt do të jetë një kantier i madh punësimi.
Projekti për lagjen më të re të Tiranës është pjesë e planit urbanistik të kryeqytetit dhe zhvillimi i saj do të bëhet me faza. Parku qendror është i pari që do të marrë financimin e Bashkisë, ai është 6 herë më i madh se parku “Rinia”.
Tv Klan