Gati projektit për lagunën e Kune-Vainit


Gati projektit për lagunën e Kune-Vainit

15:35 09/01/2018

Laguna Kune-Vain do të përfshihet në një projekt pyllëzimi, çka do të sjellë rikuperimin e saj, duke e shpëtuar edhe nga erozioni dhe përmbytjet.  Projekti është prezantuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi në qytetin e Lezhës.

Projekti ka për qëllim të krijojë një kanal, i cili do të mbrojë lagunën, do të sjellë ujin e kripur dhe po ashtu një pjesë shumë e rëndësishme e projektit do të jetë mbjellja e pemëve. Në procesin tonë të madh për pastrimin e Shqipërisë kuptojmë problematikat e kësaj zone, por po ashtu kuptojmë edhe pyllëzimin.”

E ndërsa inspektoi terrenin ku do të zhvillohet projekti, ministri theksoi se pyllëzimi bashkë me dy moratoriumet, të gjuetisë dhe të pyjeve, do të jenë në funksion të faunës së pasur të zonës.

“Brenda vitit 2020 do të mbjellim 2 milion e 200 mijë pemë dhe projekti i Kune-Vainit dhe projekti që mbështet të gjithë këtë infrastrukturë do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme. Do të kërkojmë një pyllëzim të plotë të zonës e cila do t’i shërbejë faunës. Kur vjen në këtë perlë të Shqipërisë e kupton sesa  efektivë kanë qenë të dyja moratoriumet; edhe ai për ndalimin e gjuetisë edhe ai për ndalimin e prerjes së pemëve.”

Projekti “Arritja e përshtatjes së Lagunës Kune-Vain përmes adaptimit të bazuar në ekosistem” që po fillon zbatimin do të përfundojnë në fund të vitit 2019.

Tv Klan






Të ngjashme