Gati “Tumo Center”, do mësojnë 1 mijë të rinj


Gati “Tumo Center”, do mësojnë 1 mijë të rinj

12:56 03/10/2020

Veliaj: Kjo është shtëpia e ëndrrave

“Tumo Center” është thuajse gati të presë rreth 1 mijë të rinj te moshës 12-19 vjeç, që do të mësojnë gjuhën e kodimit përmes kurseve në fushën e inovacionit. Kryebashkiaku Erion Veliaj pa nga afër punimet e fundit në mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania”, aty ku përkohësisht do të vendoset kjo shkollë teknologjike.

“Nuk besoj se ka shkollë më të bukur se kjo që po projektojmë sot, e cila nuk është një shkollë tradicionale, me orarin 8:00 me 13:00, por është krejt alternative. Një shkollë unike jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin. Për fëmijët e Tiranës, kjo është shtëpia e ëndrrave, një shtëpi kreative, që fillon përkohësisht këtu, para se të transferohet pak metra më tej, te Piramida”.

Këtë muaj nis puna për transformimin e Piramidës, aty ku do të zhvendoset përfundimisht edhe “Tumo Center”. Punimet do të zgjasin rreth një vit e gjysmë. Veliaj shtoi se ky investim përkon edhe me idenë për ta kthyer stadiumin “Air Albania” në një qendër multifunksionale.

Në “Tumo Center” të rinjtë do të kenë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme në fushën e IT dhe të komunikacionit, si dizajni, programimi etj.

Tv Klan






Të ngjashme