Gati zyra rajonale rinore
Në 8 dhjetor në kryeqytet do të çelet zyra rajonale rinore. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, gjatë pjesëmarrjes në konferencën vjetore rinore.
Punësimi i të rinjve dhe vullnetarizmi ishin temat e diskutimit mes të rinjve.
Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara e vuri theksin tek papunësia e të rinjve, gjë për të cilën ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi tha se vjen edhe si pasojë e mungesës së arsimimit të duhur./TV KLAN