Gattuso nis punën te Milan


Gattuso nis punën te Milan

16:30 29/11/2017

Genaro Gattuso nisi aventurën me Milan. I afruar fillimisht si trajneri i ekipit të të rinjve zëvendësoi Vincenzo Montella e shkarkuar të hënën.

Gattuso i cili me këtë fanellë fitoi gjithçka si futbollist synon të japë maksimumin edhe si trajner. Përpara tij ish yje të skuadrës si Sedeorff apo Inzaghi dështuan në rolin e trajnerit, por ai nuk e quan veten kalimtar. Në daljen mediave Genaro Gattuso tha se kërkon disiplinë dhe kjo u pa që në stërvitjen e parë.

Gattuso thotë se e respekton paradhësin e tij, por ka ide të tjera për futbollin. Të gjithë presin që Ringio të rikthejë Milan e disa viteve më parë. Përvojat e mëparshme në stol janë te Sioni në Zvicër, Offi Kretës në Greqi, Palermo e Pisa në Itali. Starti duket i lehtë në letër, pasi luan me Benevento që nuk ka asnjë pikë në 14 javë kampionat.

Tv Klan






Të ngjashme