Gaxhai i arrestuar në Durrës – (29 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gaxhai është izoluar në Durrës dhe jo në spitalin e burgut në Tiranë. I shumë kërkuari Gazmend Brrakaj, ka rënë mbrëm vonë në darën e policisë së Durrësit pasi kishte vrarë dy të rinjë pranë spitalit të vjetër. Sipas policëve që i vunë prangat Gaxhait në një pallat pranë stacionit të trenit në Durrës, vlonjati i njohur i ngjarjeve të ’97, mbante një pasaport fallso me emrin Jani Gjika.
Në fillim u tha se Gaxhai bashkë me dy shokët e tij u plagos nga armët e policisë, porn ë të vërtet sot në spitalin e burgut në Tiranë nuk kanë ardhur për kurim as Gazmend Brraka dhe as dy shokët e tij. Një polic durrsak që kishte marrë pjesë në aksionin e kapjes së Gaxhait tha se vetëm dy shokët e tij janë plagosur lehtë dhe po mjekohen në spitalin e Durrësit, ndërsa vetë Gaxhai nuk ka marrë asnjë gërvishtje.
Akoma nuk është saktësuar dita e paraqitjes në gjykatë e Gaxhait për masën e sigurisë, ndërkohë që ai ndodhet në një tjetër proces nën akuzat e vrasjes dhe grabitjeve në vitin ’97. Shoku i tij i ndjekur në gjendje të lirë prej dy muajsh Kakami nesër ka seancën tjetër gjyqsore vazhdoj të dështoj. Tashmë Gazmend Brraka do ta ketë më të vështirë me drejtësinë shqiptare./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj