Gazetari i “Stop” bie viktimë e profesionit
Sot është Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve Kundër Gazetarëve.
Në këtë ditë, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë thirrje që qeveritë e të gjitha vendeve të hetojnë dhe dëmshpërblejnë këto krime.
Por ka dhe nga ato raste kur gazetarët bien viktimë e profesionit. I tillë ështe edhe rasti i gazetarit të emisionit “Stop”, Genci Angjellari. Ai është duke investiguar për tarifat e zhdoganimit të motorëve elektrikë.
Por teksa po kryente detyrën e tij dhe po bënte punën për realizimin e temës së emisionit, provoi njërin prej këtyre motorëve dhe përfundoi duke u rrëzuar.
Për fat të mirë, Genci është në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al