Gazetari zbulon hilen që bënte montazhieri me horoskopin
Të gjithëve na duhet vazhdimisht diçka se ku të besojmë. Dikush mbështetet tek logjika, dikush tek energjitë, dikush tek forcat e Universit, dikush tek Zoti apo besimi përkatës fetar, dikush tek yjësia, pozicioni i planeteve dhe parashikimi i fatit.
Për të folur mbi këndvështrimet e ndryshme dhe prirjet e gjithsecilit për të gjetur motivimin apo orientimin e tij në jetë sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një panel mjaft interesant i përbërë nga astrologia Meri Gjini, astrofizikantja Mimoza Hafizi dhe gazetari Flavio Qarri.
Gjatë intervistës gazetari Flavio Qarri ka treguar se në emisionin e vetë e ka hequr parashikimin e horoskopit sepse shpesh herë tallej dhe e kritikonin. Gjithashtu ai shprehet se montazhieri i një televizioni dikur bënte hile me horoskopin.
Mirela Milori: E lexon horoskopin çdo mëngjes ti?
Flavio Qarri: Jo e kam hequr nga emisioni, e lexoja dikur por më kritikonin sepse tallesha shumë. Leje se ka njerëz qe e besojnë dhe i lëndon. Televizioni Arbëria ka qenë një televizion kombëtar me një audiencë të jashtëzakonshme. Montazhieri që kujdesej për horoskopin kishte nja tre muaj që nuk i hapte email-in astrologut dhe thjesht ndërronte parashikimin me shenjën dhe korrenspodonte çdo ditë një shenjë e re dhe e kishte me cikël 12-tsh. Çdo ditë ai e ndërronte, parashikimin e Ujorit ia vinte Peshqve.
Meri Gjini: E kam dëgjuar dhe e bëjnë akoma dhe sot, marrin gazetën e vitit të kaluar dhe kjo është e gabuar dhe abuzimi. Unë kam një shprehje si do shtrojmë, do flemë. Domethënë mbjellim sot që të korrim nesër. /tvklan.al