Gazetarja rrëfen pse e bëri dasmën pas 15 vitesh martesë
Gazetarja Fiori Dardha ishte e ftuar në emisionin me të ndjekur të fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Përballë panelit të “gazetarëve” më të vegjël të ekranit, Fiori rrëfeu mes emocionesh detaje nga jeta e saj duke u përgjigjur pyetjeve pikante që ata kishin përgatitur.
Përsë e bërë dasmën kur kishe djalin 5 vjeç dhe 15 vite martuar?
Tani ka disa arsye dhe këtë të parën ti bëj sikur nuk e dëgjon. Nuk kisha Lekë ta bëja më parë, se dasma do shumë Lekë, duhet të blesh fustanin, këpucët, grimi, lokali. Ngaqë kishte shumë shpenzime duhet ta mendoja shumë gjatë se do thoshin “ uh kjo del në televizor dhe kishte një dasmë koti”. Por e bëra edhe për prindërit e mi, për tu kënaqur vetë, por edhe për Abelin. Ai ka kujtim shumë të bukur dhe ja u tregon shokëve në shkollë. Unë ëndërroja shumë për dasmën time, dhe e realizova. Gjithashtu, e bëra dasmën që të kisha kujtime të bukura.
E pyetur se si ka qenë fëmijëria e saj, Fiori, tha se ka qenë një vajzë harrakte, por shumë ambicioze.
“Nuk di të them nëse kam patur një fëmijëri të lumtur apo jo, por kam shumë kujtime. Isha pak harrakate, doja gjithmonë të merrja vëmendje, e merrja dhe pak dhunshëm, guxoja dhe të ndeshesha me djemtë. Isha shumë ambicioze, isha një nxënëse e shkëlqyer. Ai momenti që mbaj mend nga fëmijëria dhe ja tregoj Abelit janë pushimet tek gjyshja, tek nëna në Lushnje. Dhe kur vinte dita për tu larguar, trishtohesha shumë. Merrja dy tre gurë nga kodra dhe i fusja në xhep dhe thoja se nuk do harroja nënën, as pemët. Djali im ka lidhje shumë të ngushtë me prindërit e mi, dhe dua që ai të ketë sa më shumë kujtime siç kam dhe unë më gjyshërit e mi”.
/tvklan.al