Gazetat shqiptare nuk do të paguajnë më tvsh (27 Shkurt 2001)


Gazetat shqiptare nuk do të paguajnë më tvsh (27 Shkurt 2001)

10:43 27/02/2001

Qeveria shqiptare ka miratuar një shtesë në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar sipas të cilit përjashtohet nga ky detyrim shitja e gazetave dhe revistave ditore dhe javore si dhe shërbimi i reklamave që ata publikojnë. Ky vendim vjen pas përpjekjeve dhe kontakteve të vazhdueshme të botuesve me përfaqësues të qeverisë. Vendimi për heqjen e tvsh-së ndaj shtypit pritet që shumë shpejt të kalojë në Parlament. Botuesi i gazetës “Albania” Ylli Rakipi, “Koha Jonë” Nikollë Lesi dhe kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Arjan Çani e kanë quajtur këtë një hap pozitiv.

“Është diçka pozitive për herë të parë në 10-vjeçarin e shtypit pluralist. Qeveria shqiptare konkretizon luftën e gazetarëve duke ulur tvsh-në për çdo gazetë të shitur dhe tvsh-në mbi reklamat. Një element tjetër të rëndësishëm i kësaj mase është se ne kemi të bëjmë tani me një stad krejt të barabartë. Ndërsa gazetat e partive që ka qenë dominante nga viti 1990 dhe më pas nuk i nënshtrohej kësaj lloje takse për shkak të qënit bashkëngjitur me partitë dhe ata që kishin prioritet këtë mundësi sot të gjitha gazetat do të jenë në një start psa heqjes së kyëtyre taksave.”

Sipas meje është vendimi më i mirë që është marrë në këto 10 vitet e demokracisë në favor të shtypit të lirë.Këtë nuk e ka bërë askush nga qeveritë paraardhëse. Mendoj se kjo siguron një mbijetesë të shtypit të shkruar. “

Kjo gjë ndihmon gjithë shtypin e shkruar. Mendoj se duhej të ishte bërë shumë kohë më parë. Duhet të kemi parasysh se kërkesa për heqjen e tvsh-së ka disa kohë që është bërë, por vetëm tani arriti që të kalojë në qeveri.”/tvklan.al






Të ngjashme