Gega arrin normën olimpike për Rio 2016


Gega arrin normën olimpike për Rio 2016

16:04 02/06/2016

Luiza Gega arriti normën olimpike për Rio 2016 edhe për një tjetër garë, pas asaj të 1500 metrave. Atletja shqiptare triumfoi në garën e 3000 metrave me pengesa, në mitingun e Montbeliard, në Francë.

Koha e Gegës ishte 9 minuta, 32 sekonda e 95 të qintat, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar, që nuk thyhej prej 5 vitesh. Luiza Gega zotëron edhe katër rekorde të tjerë kombëtarë.

27 – vjeçarja është atletja më e suksesshme shqiptarëve e kohëve të fundit.

Tv Klan






Të ngjashme