Genc Pollo, intervista – (24 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gjithshka duhet t’i lihet votimit në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Kështu ka reaguar sot deputeti demokrat Genc Pollo pas deklarimeve të djeshme të Nënkryetarit Gjana, për heqjen e funksioneve parlamentare dhe mospjesmarrjen në delegacione të grupit të deputetëve që morën pjesë në seancën e debateve për votbesimin e Qeverisë Meta.
Genc Pollo, deputet i PD:- “Këto janë gjëra që mbeten për t’u sqaruar. Besoj që përpjekjet për t’i kthyer punët siç kanë qenë për ta kthyer PD-në në një të shkuar jo të lavdishme besoj që nuk do të jenë të suksesshme. Unë nuk e di se çfarë kanë ndër mend, sepse asnjë njeri nuk është në gjendje ta shpjegojë këtë me saktësi. Megjithatë gjithshka duhet zgjidhur brenda për brenda t’i nënshtrohet votimit në grup dhe rregulloreve që janë në fuqi”.
Pollo ka protestuar sot dhe ndaj deklarimeve te socialistëve për të fituar zgjedhjet në universitete.
Genc Pollo, deputet i PD:- “Deklarimi i Kryetarit të PS, Fatos Nanos që duhet të fitojmë zgjedhjet e universiteteve është një shenjë ogurzezë. Përpjekja e PS për të politizuar dhe ato që kanë mbetur në këtë situatë të vështirë që kalon vendi, atë që ka mbetur nga arsimi i lartë, PS nëpërmjet kryetarit të saj lëshon fushatën elektorale sikur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare dhe jo për të zgjedhur si rektor apo si dekan njerëz që kanë angazhimin, përkushtimin dhe kualifikimin professional”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego