Genc Pollo, intervistë – (26 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Genc Pollo, Nënkryetar i PD:- “Ideja e një autoriteti të përkohshëm apo e një Këshilli i Sigurimit Kombëtar siç e ka formuluar kryeministri apo një komiteti ekzekutiv, emri në fund të fundit nuk ka rëndësi është një ide e mirë dhe është boca e një institucioni që mund të bashkojë gjithë faktorin politik kosovarë”.
Gazetarja:- Mendoni se Rugova do të vij nesër në Tiranë?
Genc Pollo, Nënkryetar i PD:- “Unë nuk e di nëse zoti Rugova do vijë nesër në Tiranë apo nëse të tjerë politikanë do shkojnë të takojnë zotin Rugova. E rëndësishme është që deklaratat, letrat mos jenë të hapura, mos bëhen publike. Nga njëherë është më e vlefshme kur kontaktet bëhen direkte dhe pa praninë e publikut, sepse janë dhe më të frytshme”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego