Genc Pollo intervistë (6 Mars 1999)
Intervistë me Nënkryetarin e Partisë Demokratike Genc Pollo.
Genc Pollo: U diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve, u diskutua situata në Shqipëri, sidomos mungesa e rendit por dhe probleme të tjera si të drejtat e njeriut, te drejtat e opozitës, të burgosurit politike. U diskutuan çeshtjet e trafikut të paligjshëm një problem që e shqetëson shumë Italinë dhe që është rrjedhojë e mungesës së Rendit Publik në Shqipëri dhe i përfshirjes ose i bashkëpunimit të strukturave e segmenteve të pushtetit të sotëm socialist apo të koalicionit me bandat kriminale që veprojnë në vend. Tjetër problem shumë i rëndësishëm është çeshtja e Kosovës e diskutuar në mënyrë të gjërë me të gjithë bashkëbiseduesit tanë. Dhe tek Poli i Lirisë tek përfaqësuesit më të lartë të tij e gjetëm një qendrim disi më ndryshe nga ai që jemi mësuar t’a dëgjojmë nga Qeveria Italiane, që flasin shumë më tepër në favor të shqiptarëve, kosovarëve se në favor të serbëve, që janë për një vendosje të Statusit të Kosovës në përputhje me vullnetin e lirë të banorëve të saj si një zgjidhje afatgjate dhe si një zgjidhje që do të sjellë paqe në Ballkan. Natyrisht edhe mbështetja për Rambujenë që është një gjë e përgjithshme. Dhe të tëra këto, kjo është e rëndësishme që kjo vizitë nuk u kufizua vetëm tek bisedat apo tek deklarimet që thuhen pas bisedave, por qëndrimet e përbashkëta u shënuan në një dokument të përbashkët./tvklan.al