Genc Pollo intervistë për ndërhyrjen tokësore (17 Maj 1999)


Genc Pollo intervistë për ndërhyrjen tokësore (17 Maj 1999)

10:31 17/05/1999

Flet Nënkryetari i Partisë Demokratike Genc Pollo flet për ndërhyrjen e trupave tokësore.

Genc Pollo: Gjithë sinjalet që vijnë nga kryeqytetet Perëndimore tregojnë që po përgatitet një sulm i tillë tokësor. Ne e kemi kërkuar atë qysh para një muaji por edhe kemi një farë kuptimi për vështirësitë që kanë qeveritë e mëdha perëndimore kryesisht Shtetet e Bashkuara për dërgimin e trupave tokësore sepse ato do të sjellin eventualisht edhe viktima. Megjithatë dërgimi i trupave tokësore është urgjent, është masa finale për të penguar genocidin dhe krimet kundër njerëzimit që po bëhen në Kosovë nga trupat e Millosheviçit. Ndërhyrja nga toka po bëhet gjithmonë eminentë dhe ndoshta do të ndodhi brenda disa javëve. Kjo natyrisht shtron detyra para faktorit shqiptar në radhë të parë para përfaqësisë politike kosovare që
duhet të gjejë gjuhën e përbashkët që të takohen të tërë me Presidentin Rugova, të diskutojnë për platformën e çeshtjeve tek të cilat ata mund të ndikojnë dhe mbi atë bazë të krijojnë pastaj institucionet ekzekutive të cilat duhet të jenë patjetër të mbështetura në një konsensus të gjërë politik./tvklan.al






Të ngjashme