Genc Pollo intervistë për Parlamentin (25 Janar 1999)


Genc Pollo intervistë për Parlamentin (25 Janar 1999)

13:09 25/01/1999

Edhe Bashkimi Demokratik Europian ka përshëndetur dhe inkurajuar dialogun e saponisur pozitë-opozitë. Këtë pikë të deklaratës të EDU për Shqipërinë e përcolli numri dy i Partisë Demokratike Genc Pollo. Përsa i përket rikthimit të partisë së tij në Parlament ai është shprehur se me plotësimin e disa kushteve nga ana e qeveritarëve edhe Partia Demokratike do të rishohë qëndrimet e saj.

Hyrja në Parlament ose pjesmarrja më saktë e Partisë Demokratike në Parlament ka qënë një qëndrim jo i ri i partnerëve, i miqve tanë dhe kjo çeshtje e deklaruar dhe më parë nuk përbën një tabu ajo mund të jetë pjesë e dialogut. Kemi nisur dhe kemi marrë premtime për një angazhim të vërtetë për zbardhjen e çeshtjes Hajdari, pra për aprovimin e një ligji që ta bëje këtë të mundshëm dhe pastaj Partia Demokratike do të gjykojë për veprimet e saj. Sidoqoftë rezulton se vendimi që u mor në korrik ndoshta do të ishte peshuar më mirë.”-shtoi ai./tvklan.al






Të ngjashme