Genc Pollo, konference shtypi – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nënkryetari i Partisë Demokratike Genc Pollo në një konferencë shtypi flet për dorëheqjen nga kandidimi për kryetarin e PD.
Genc Pollo, Nënkryetar i PD:- “Zonja e zotërinj, gjatë dy vjetëve në opozitë, Partia Demokratike si pasojë e kontributit dhe sakrificat e militantëve, anëtarëve dhe mbështetësve të saj është konsoliduar pas goditjes që mori në vitin’97. Besoj se ne të gjithë e ndjejmë që megjithëse jemi dhunuar e vrarë se PS po qeverisë keq, PD nuk ka arritur ende të transformohet në një forcë politike, shprese dhe besimi për shqiptarët dhe partnere për komunitetin ndërkombëtar. Duke e ndjerë se i kisha të gjitha mundësitë, rritjen e besushmërisë në elektorat të PD, afrimin në komunitetin ndërkombëtarsi dhe unifikimin e opozitës, vendosa të shpall kandidaturën time për kreun e PD. Përsonalisht isha i bindur që me një vision të ri ky vendim statutor do të shërbente edhe për një proces emancipues në PD. Unë dhe përkrahësit e mi kemi qenë të përmbajtur gjatë fushatës. Në të gjitha fjalimet jo vetëm që nuk e kemi dulmuar kandidatin tjetër Berisha, por përkundrazi jemi munduar të bëjmë një politikë tolerante për një PD të bashkuar. Ndërsa ndaj meje dhe përkrahësve të mi është organizuar një fushatë e tërë intrigash, sharjesh, kërcënimesh dhe shpifjesh nga më të ultat. Do ti thosha haptazi dhe qartë zotit Berisha se politikat e përçarjes mbi baza gjeografike apo fetare dëmtojnë unitetin kombëtar. Ata që i fryjnë përçarjes kombëtare, nuk kanë mundësi për ti shërbyer politikës, shoqërisë dhe shtetit. Në konferencat e PD në rrethe ka pasur incidente të qëllimshme dhe janë mbajtur të fshehta listat e delegatëve. Janë shkelur të gjitha parimet e një konkurimi të barabartë. Së fundmi akuza për të përjashtuar zotin Ylli Vejsiu dhe Leonard Demi jam i bindur se janë bërë me të vetmin qëllim për të krijuar një atmosferë lincimi në Kuvend. Për të gjitha këto dhe duke qenë plotësisht të vendosur se jemi dhe do të jemi në Partinë Demokratike, për ti shërbyer asaj për ti shërbyer Shqipërisë dhe demokrasicë, deklaroj se dorëhiqem nga kandidimi im për postin e kryetarit të PD, duke dhënë dorëheqjen edhe nga të gjitha funksionet partiake që mbaj. Duke i uruar sukses PD ritheksoj se unë dhe përkrahësit e mi do të vazhdojmë të kontribuojmë në PD”./tvklan.al