Genc Pollo për dialogun PD-PS – (10 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shërbimi Informativ Kombëtar do të përgjojë në mënyrë të vazhdueshme të gjitha mjetet e komunikimit të kryetarit demokrat Berisha. Ky vendim i gjykatës së Tiranës, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të PD. Madje nënkryetari i saj Genc Pollo ka kondicionuar dialogun dhe hyrjen e PD në parlament.
Genc Pollo:- “Është një veprim politik që kërkon një reagim politik dhe ndaj tij do të reagojmë në mënyrën e duhur. I kërkojmë kryeministrit që të shprehet se është ai që ka nga pala qeveritare dhe nga pala e PS ka marrë përsipër dialogun. Atij i takon të denoncoj këtë që bëhet. Por nëqoftëse dialogu shoqërohet edhe me respektimin e marrveshjeve të arritura, shoqërohet me gjeste të vullnetit të mirë, atëhere ekzistojnë të gjitha mundësitë për të konsideruar edhe vendime të mëpaeshme që PD ka marrë”.
Ndërkohë deputeti demokrat Vejsiu ndonëse thekson plotësimin e pikave të dialogut, vazhdon të jetë pro hyrjes së PD në parlament.
Ylli Vejsiu:- “Grupi parlamentar është në të mirën e tij të partisë që përfaqëson dhe të elektoratit që e ka zgjedhur duhet të gjej sa më shpejt rrugët e hyrjes në parlament”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego