Genc Pollo për incidentin në Strasburg – (29 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Këshilli i Europës ka riligjetimuar përfaqesimin e Pollos si pjesë e delegacionit të PD-së dhe Vili Minarollin si anëtarë rezerve. Kjo është konfirmuar sot nga vetë deputeti Pollo, i cili nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen e ndodhur në Strasburg me deputetin Minarolli. Sipas tij situata e krijuar në Strasburg nga Vili Minarolli ishte e turpshme.
Genc Pollo:- “Ngjarja e Strasburgut për mua ishte një incident i turpshëm, që dëmton imazhin e PD-së dhe të Shqiperisë. Përpjekjet tona do të jenë të tilla që këto gjëra të mos përsëriten më dhe kjo bëhet duke forcuar rregullat e demokracisë dhe institucionet. Çështja është të shkojmë jo vetëm si deputetë shqiptarë por edhe si qytetarë shqiptarë në mënyrë dinjitoze dhe të mos lejojmë askënd të papërgjegjshëm të prishi një imazh të tillë me veprime të papërgjegjshme dhe të shëmtuara”.
Genc Pollo ka deklaruar gjithashtu se gjatë bashkëbisedimit me ministrin e Jashtëm Austriak Shusel dhe presidentin e asamblesë parlamentare të KE-së, ser Rusell Johnson, ka diskutuar edhe per ceshtjen e KQZ-së. Pollo ka deklaruar se do të bëjë të gjitha përpjekjet me grupin parlamentar të PD si dhe forcat e tjera politike, për paraqitjen e një memorandumi në emër të opozitës shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego