Genc Pollo reagon për ligjin e gomoneve (14 Janar 1999)


Genc Pollo reagon për ligjin e gomoneve (14 Janar 1999)

11:29 14/01/1999

Trafikantëve milionerë nuk u krijohet asnjë problem nga ligji i sapomiratuar në Parlament për veprimtarinë e tyre ilegale. Kështu e ka menduar sot nënkryetari i Partisë Demokratike Pollo gjobën prej 1 milionë lekësh që parashikon ligji i ri për pronarët e gomoneve.

Sipas nënkryetarit demokrat Genc Pollo ky ligj përbën një tallje të mirëfilltë me fatkeqësinë e njerëzve dhe si i tillë nuk do ketë asnjë rezultat pozitiv për frenimin e ikjeve të frikshme në bregun tjeter. Ligjin të cili kryeministri e ka marrë në dosjen e tij në takimet që do të ketë me zyrtarët italianë në Romë u cilësua nga demokratët si një shprehje qartë i inaktivietit dhe paaftësisë qeveritare për ndalimin e trafikut klandestin./tvklan.al






Të ngjashme