Genc Pollo vizitë në forumin demokrat studentor të Elbasanit (5 Shkurt 1999)
Nënkryetari i demokratëve Pollo ka marrë pjesë sot në aktivin e forumit demokrat studentor të Elbasanit, i cili kishte për qëllim sensibilizimin dhe aktivizimin e klasës së re të inteligjencës shqiptare për problemet që po kalon vendi. Edhe vetë Genc Pollo pas takimit theksoi për Tv Klan:
” Është një nisëm e shkëlqyer që synon t’i integrojë studentët më mirë se c’ka qënë deri tani në jetën politike që të shprehin pikëpamjet e tyre, të angazhohen sepse në fund të fundit e ardhmja e Shqipërisë varet nga e ardhmja e atyre që do të drejtojnë në të ardhmen shoqërinë shqiptare, shtetin shqiptar. Dhe këta duhet të jenë pjesa më e arsimuar, pjesa më e kulturuar, prandaj vëmendja ndaj studentëve duhet të jetë e madhe. Është një investim që bëhet sot por frytet e tij do shihen nesër dhe është detyrë e të tërëve të mendojne për të nesërmen e këtij vendi.“/tvklan.al