Genc Pollo vizitë në Kukës (25 Shkurt 1999)
Gjendja e rëndë në kufirin shqiptaro-serb ka nisur drejt Veriut disa deputetë të Partisë Demokratike. Nënkryetari i kësaj partie i shoqëruar nga deputetët Jemin Gjana, Maksim Cikuli e Pal Dajçi, kanë shkuar sot në pikat kufitare të Kukësit e Hasit, ku situata paraqitet edhe më kritike.
Ata janë njohur nga afër me masat mbrojtëse të Ushtrisë Shqiptare dhe problemet emergjente të pushtetit lokal në këto zona. Më i rëndësishëm ka qënë kontakti me njerëzit që jetojnë pranë kufirit./tvklan.al
Gazetare : Ornela Bego