Genc Pollo vizitë në Shkodër (22 Shtator 1999)
Sherr në Konferencën e Partisë Demokratike në Shkodër. Konferenca për zgjedhjen e kryetarit të partisë për Prefekturën Shkodër e zhvilluar sot është karakterizuar nga fjalë dhe qëndrime fyese, grindje dhe sherre gati në grushta. Përkrahësit e Berishës dhe ato të Pollos janë distancuar egërsisht nga njëri- tjetri duke krijuar një atmosferë konfliktuale brenda në konferencë. Të deleguar nga Tirana ishin Jozefina Topalli dhe Pjetër Arbnori. Më pas ka folur Astriti Bushati, përkrahës i Berishës dhe kandidat përsëri për mbajtjen e postit të kryetarit të Partisë Demokratike në Shkodër.
Arbnori në fjalën e tij vetëm sa ka përmendur zhvillimet e fundit në gjirin e partisë në prag kongresi pa folur për emra të përvecëm.Nesti Stiri kandidat për kryetar të PD-së në Shkodër i njohur si pro Genc Pollos, tha se është manipuluar me zgjedhjen e kandidatëve pasi nuk janë thirrur mbi 300 delegatë të cilët nuk janë pro Berishës. Këtu ka plasur sherri.
Pasi kanë mësuar për manipulimet në hartimet e listave të delegatëve kuu të forta ishin dhe dallimet mes fshat qytete dy deputetët e Shkodrës Nard Doka dhe Mark Frroshi kërkuan që nëse këro manipulime janë të vërteta, konferenca të anullohet dhe të zgjidhet dhe njëherë delegatët. Acarimi është shtuar më shumë kur delegatët pro Pollos kanë hipur në podium duke i marrë mikrofonin nga dora Jozefina Topallit.
Më pas ka hyrë në sallë Genc Pollo që u prit me thirrjet: Berisha, Berisha. Brohoritni me zë dhe me gjoks ka thënë Pollo por vendosni me kokë. Unë dua PD ka thënë Pollo dhe jo Berishën. Acarimi dhe fjalët fyese kanë vazhduar gjatë ku gjithësecili votoi për kryetarin. Astrit Bushati kryetari aktual njeri i Berishës ka fituar ndaj përkrahësit të Pollos, Nesti Stiri me 24 vota diferencë.
Megjithëse bastioni i veriut, Shkodra u mund nga Berisha dy deputetët e Shkodrës Ndoka dhe Frroshi thonë që për Berishën votuan militantët e mitingjeve të hyrë në mënyrë të padrejtë ndërkohë që intelektualët dhe brezi i ri ishin pro Pollos./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj