Gentiloni: Të hapur për bisedime me rajonet


Gentiloni: Të hapur për bisedime me rajonet

15:08 24/10/2017

Kryeministri italian Paolo Gentiloni është shprehur i hapur dhe i interesuar të bisedojë rreth autonomisë së rajoneve, një temë e cila mori zë në Itali pas referendumit në Lombardi dhe Veneto.

“Qeveria është e gatshme për një përballje me rajonet në lidhje me funksionet e tyre, me qëllim që të kemi rajone me funksionale. Jemi krejtësisht të hapur të diskutojmë brenda kornizave ligjore për të bërë Italinë të funksionojë më mirë, por jo të diskutojmë Italinë. Nuk kemi nevojë për krisje të tjera sociale.”

Sakaq kreu i Lega Nord, Matteo Salvini tha se forca e tij po përgatitet të zhvillojë referendume edhe në rajonet e tjerë të vendit, edhe në jug.

Italianët në Lombardi e Veneto votuan masivisht pro kërkesës për më tepër autonomi nga Roma. Krijimi i një tendence për autonomi nga qeveritë qendrore, e frymëzuar nga referendumi për pavarësi në Katalonjë, ka shqetësuar edhe Bashkimi Europian. Pak ditë më parë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e tha qartë se Brukseli nuk dëshiron një union me 90 shtete në dekadat e ardhshme, duke kundërshtuar nismën e Katalonjës për shkëputje nga Spanja./Tv Klan






Të ngjashme