George Soros mbyll fondacionet në Turqi
Fondacioni “Shoqëri e Hapur” e miliarderit amerikan George Soros, do të ndalojë aktivitetet e saj në Turqi.
Njoftimi është bërë nga vet ky fondacion, që argumenton se mbyllja vjen për shkak se janë sulmuar “nga një qeveri gjithnjë e më shumë autoritare”.
“Shoqëri e Hapur” tha se do të mbyllë zyrën e saj në Stamboll me pretendimin se është bërë objekt i akuzave të pabaza.
Qeveria turke ka akuzuar këtë fondacion me protestat e Parkut Gezi në vitin 2013. Ndërsa “Shoqëri e Hapur” ka mohuar që të kishte rol në këto protesta. Një nga anëtarët e bordit të kësaj organizate ishte arrestuar dhe mbajtur në burg për më shumë se 1 vit pa qenë i akuzuar zyrtarisht, tha organizata e George Soros.
Një ditë më parë, Presidenti turk Erdogan përmendi George Soros në një fjalim. Erdogan akuzoi biznesmenin Kavala se ka financuar “terroristët gjatë protestave të Gezi”, ndërsa për miliarderin Soros tha se ka ofruar mbështetje ndaj tyre.
“Ky është një njeri që ndan popujt dhe i shkatërron. Ai ka kaq shumë para dhe i shpenzon në këtë mënyrë”
, tha Presidenti turk për miliarderin amerikan me origjinë hungareze.
/tvklan.al