George Soros sulmon Facebook dhe Google
Miliarderi amerikan George Soros ka sulmuar platformat sociale Facebook dhe Google, duke i konsideruar kërcënim për demokracinë.
Në darkën vjetore në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Soros u shpreh se platformat e mediave sociale janë pengesa për inovacionin. Megjithatë, miliarderi parashikon se shumë shpejt Facebook dhe Google nuk do të kenë këtë impakt, pasi politika dhe autoritetet fiskale do të kthejnë vëmendjen drejt tyre.
Duke iu referuar disa herë Google dhe Facebook gjatë fjalimit të tij, George Soros tha: “
Duhet një përpjekje e fortë për të mbrojtur atë që John Stuart Mill e quajti “liria e mendjes”
. Sipas tij, vëmendja e njerëzve po përqëndrohet gjithnjë e më shumë në duart e disa kompanive teknologjike.
Miliarderi amerikan kritikoi edhe Presidentin Donald Trump, të cilin e quajti “një rrezik për botën”, duke shtuar se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të largohet deri në vitin 2020 ose më shpejt.
/tvklan.al