George W. Bush uron Joe Biden
Ish-presidenti: Zgjedhjet ishin thelbësisht të drejta
Ish-Presidenti republikan, George W. Bush përgëzoi presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren në zgjedhjet e 3 Nëntorit. Bush tha se ai kishte telefonuar të dielën Biden dhe Zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris për t’i uruar.
Duke vlerësuar se Presidenti Donald Trump ka të drejtë të ndjekë sfidat ligjore dhe rinumërimet, Bush tha se gara e vitit 2020 ishte “thelbësisht e drejtë” dhe “rezultati i saj është i qartë”.
“Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden të jetë një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë. Unë i ofrova të njëjtën gjë që u ofrova Presidentëve Trump dhe Obama: lutjet e mia për suksesin e tij“, tha Bush.
Bush gjithashtu vlerësoi Trump-in “për një fushatë të luftuar fort” dhe për “arritjen e tij të jashtëzakonshme politike”.
Tv Klan