Georgina Rodriguez “çmend” Instagramin
E dashura 26-vjeçare e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo ka “çmendur” Instagramin me foton e re që ka postuar ditën e diel.
Fustani i saj i kuq ngjitur pas trupi me dekolte nxirrte në pah format perfekte dhe pavarësisht se pas saj ndodhej Ronaldo, ajo që tërhoqi vëmendje ishte Georgina.
Ajo shkroi “Gjithçkaja ime” bashkangjitur me një zemër në mbishkrim.
Make up-i ishte i lehtë dhe mjaft i këndshëm. Binte në sy varësja prej floriri, por jo aq sa ta mbingarkonte veshjen.
Ndërkohë që futbollisti mbante veshur një bluzë të zezë dhe mbahej pas saj./tvklan.al