Gerdeci, Mediu përballë shtypit (2009)


Gerdeci, Mediu përballë shtypit (2009)

Autori: Blendi Fevziu

23:03 19/03/2009

Emisioni i sotëm është fokusuar në ngjarjen e rëndë të 15 Marsit të vitit të kaluar, kur shpërthimi i ndodhur në Gërdec shkaktoi vdekjen e 26 personave.

Përveç tragjedisë, kjo ngjarje ngriti edhe një pikëpyetje shumë të madhe që lidhet me mënyrën se si shteti mund të kontrollonte funksionimin e tij, me dështimin e shumë strukturave shtetërore të cilat duhej të kontrollonin një proces siç ishte ai i demontimit të armëve.

Ngjarja ka derivuar në shumë histori të tjera, por thelbi i saj ka mbetur përgjegjësia për Gërdecin. Kush është shkaktari kryesor i kësaj tragjedie?

Prej një viti Prokuroria  ka hetuar dhe ka premtuar zbardhjen dhe ka dërguar në gjykatë dosjen me emrat e rreth 28 personave të akuzuar. Ndërkohë për të diskutuar lidhur me këtë temë ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është një ndër të akuzuarit. Gjatë emisionit Mediu u përball me analistët Robert Rakipllari, Anila Basha, Alfred Peza, Mentor Nazarko./tvklan.al






Të ngjashme